Cookies Policy - Kerko Mjeshtrin
KUSHTET E PËRDORIMIT DHE DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Për të përdorur Platformën, duhet të krijoni një Llogari dhe të jepni informacion të saktë dhe të plotë. Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të kredencialeve të hyrjes në llogarinë tuaj dhe për të gjitha aktivitetet që ndodhin nën llogarinë tuaj. kerko mjeshtrin rezervon të drejtën të pezullojë ose mbyllë llogarinë tuaj në çdo kohë, për çfarëdo arsye, sipas gjykimit të tij.
kerko mjeshtrin respekton privatësinë tuaj dhe angazhohet për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale.
Këto Kushte Përdorimi (ang. Terms of Use) rregullojnë të drejtat dhe detyrimet në lidhje me përdorimin e Platformës kerkomjeshtrin/Biznesi është një Platformë e vendosur në adresën e internetit https://kerkomjeshtrin, ku është hostuar, publikuar dhe funksionon struktura zyrtare e Platformës. Platforma është produkt respektivisht shërbim i kompanisë Biznesi/t kerkomjeshtrin, me seli në rr.Imer Paloji nr.14, 15000 Obiliq, Republika e Kosovës, NUI: 812152370 (në tekstin e mëtejmë: "Kompania" ). Duke hyrë, duke u qasur dhe duke përdorur Platformën e Kompanisë , përdoruesit pajtohen me Kushtet e Përdorimit me Kompaninë si ofruese të shërbimit.
Këto Kushte Përdorimi janë pjesë përbërëse e Platformës. Kompania mundëson shfrytëzimin e platformës ekskluzivisht në mënyrën dhe kushtet e përshkruara në këto Kushte Përdorimi. Duke hyrë në përmbajtjen e Platformës, çdo përdorues deklaron se i ka lexuar këto Kushte të Përdorimit dhe se ka rënë dakord me to dhe këto Kushte Përdorimi zbatohen për çdo qasje në platformë. Duke shfrytëzuar platformën, përdoruesit pajtohen mbi vlefshmërinë dhe zbatimin e të gjitha kushteve të parapara në këto “Kushte të Përdorimit” si dhe mbarë legjislacionin e sistemit juridik të Republikës së Kosovës. Kompania është e përkushtuar ndaj respektimit, ruajtjes dhe zbatimit të të drejtave, përfshirë të drejtën për privatësi, mbrojtjen e të dhënave, si dhe të drejtës së autorit dhe në çdo gjë sipas rregullave të profesionit të informimit, praktikave të mira të biznesit dhe në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm dhe të vlefshëm në Republikën e Kosovës.
Kompania ka të drejtë, por jo detyrim, të heqë çdo përmbajtje nga platforma në çdo kohë, pa detyrimin e ndonjë njoftimi ose shpjegimi paraprak ose të mëvonshëm për palët tjera. Platforma është dedikuar kryesisht për personat dhe bizneset që janë të interesuar të publikojnë shërbime dhe për ata persona të cilët përmes publikimeve të tilla do të informohen për këto shërbime të publikuara përmes Platformës.
Shfrytëzues të shërbimeve janë persona fizikë apo biznese që regjistrohen në Platformë ("Përdorues të Regjistruar") dhe vizitorë në Platformën e Kompanisë të cilët nuk do të kërkohet të regjistrohen. Një shfrytëzues i regjistruar është një person fizik apo juridik që është regjistruar në Platformë dhe mund të postojë/publikojë shërbimet të cilat i ofron si si subjekt individual apo biznesor, të gjitha në përputhje me këto “Kushte Përdorimi”. Një përdorues i regjistruar, përmes regjistrimit në platformë shprehimisht pajtohet dhe tregon gatishmëri që dëshiron të kryejë këto shërbime. Vizitorë është një person që hyn në platformë duke shfrytëzuar Internetin në kuptim të këtyre “Kushteve të Përdorimit”, pa u identifikuar ose regjistruar në Platformë. Vizitori mund të njihet me të gjithë përmbajtjen e disponueshme në Platformë, pa paguar asnjë tarifë. Kompania nuk e kontrollon, verifikon apo evidenton statusin e atyre personave fizik apo juridik të cilët kanë publikuar, postuar shërbimin dhe nuk merr asnjë përgjegjësi mbi saktësinë, vërtetësinë apo pasojat të cilat mund të derivojnë nga këto palë. Përmbajtja e platformës, përfshirë të gjitha formatet të cilat publikohen përfshirë edhe të dhënat për shfrytëzuesit e regjistruar duhet të jenë të azhure dhe të sakta. Të gjitha të dhënat të cilat deklarohen në platformë nënkuptojnë që ato janë deklaruar dhe vijnë nga një person me përgjegjësi dhe janë burim kredibil dhe/ose tregojnë përvojën personale të përdoruesit. Kompania në asnjë mënyrë nuk ndikon në përmbajtjen e postuar nga shfrytëzuesit dhe as nuk garanton saktësinë ose vërtestësinë e informacionit të paraqitur. Personat që kanë publikuar/postuar përmbajtjen janë të vetmit përgjegjës për përmbajtjen. Kompania, respektivisht platforma nuk mban përgjegjësi për cilësinë dhe mos kryerjen apo kryerjen e pahijshme të shërbimeve që rrjedhin nga informacionet nëpërmjet publikimeve në platformë.
Çfarëdo shfrytëzimi i Platformës, në tërësinë e saj ose ndonjë modul të saj, shfrytëzim që nuk është në përputhje me Kushtet e Përdorimit do të konsiderohet si keqpërdorim i shërbimit të Platformës të ofruar nga Kompania dhe shkelje e Kushteve të Përdorimit. Në këto raste, shfrytëzuesi mund të ndalohet të përdoror Platformën.
Kompania do të ofrojë mbështetje të plotë për mbrojtjen e të drejtave personale, privatësisë, të drejtave pronësore dhe të drejtave të pronësisë intelektuale për mbajtësit e këtyre të drejtave, ose për ata, të drejtat e të cilëve janë shkelur, pa vonesë në këto kushte respektivisht rrethana: me një kërkesë të arsyetuar, të mbështetur nga dokumentacioni përkatës, me qëllim të largimit të përmbajtjes në mënyrë që të mos jetë e disponueshme publikisht dhe të ruhet përmbajtja për qëllime të provuarit dhe alibisë; autoritetit kompetent, sipas kërkesës, të dorëzojë informacion për përdoruesin, veprimi apo cfarëdo forme e sjelljes së shfytëzuesit ka cënuar ndonjë të drejtë sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës.
Kompania rezervon të drejtën largimin e përkohshëm apo të përhershëm të cilitdo element apo modul të portalit, përfshirë edhe përmbajtjen pa marrë parasysh kush është autori, pa asnjë paralajmërim.
Platforma nuk është në asnjë formë zëvendësim për shërbimet por kjo shërben vetëm për informimin mbi shërbimet të cilat i ofrojnë të tjerët.
Platforma mundëson publikimin e informatave mbi shërbimet të cilat i ofrojnë palët e treta.
Kompania nuk përgjigjet për detyrimet tatimore apo cfarëdo detyrimi tjetër të cilat lindin nga kryerja e shërbimeve, ku informimi dhe marrëdhënia e lindur ndërmjet palëve mund të ketë lindur si rezultat i informimit përmes Platformës. Kompania u mundëson ofruesve të shërbimit regjistrimin në Platformë. Regjistrimi dhe publikimi i shërbimit, të dhënave për shërbimin e ofruar dhe informatat për kontakt i mundëson pa pagesë, kurse për ofruesit e Shërbimeve nga Pako me pagesë.
Platforma nuk merr përsipër identifikimin e lokacionit të shfrytëzuesit, por vet shfrytëzuesi duhet ta përcaktoj lokacionin ku kërkon shërbimin.
Shfrytëzuesi në formë të pavarur e zgjedh pasvordin me rastin e regjistrimit dhe obligohet ta ruaj të njejtin me qëllim që të qaset në platformë. Po ashtu obligohet që pasvordin të mos ua komunikoj palëve tjera në asnjë rrethanë. Në rast se e shkelë këtë detyrim, këtë veprim e bën me vetëdije të plotë dhe nën përgjegjësinë që mund t’ua shkaktoj palëve tjera.
Shfrytëzuesi i regjistruar mbanë të gjitha të drejtat autoriale për postimet në të cilat është autor. Autori garanton që të gjitha përmbajtjet e postuara, kanë autorësinë e tij/saj. Me vendosjen e publikimit, autori i publikimit dakordohet që platforma ta bëj publike për të gjithë palët që kanë qasje në Internet.
Për cfarëdo shkelje të ligjit për të drejtën autoriale, si dhe për të drejtat tjera intelektuale, përgjigjet vetëm autori i publikimit.
Platforma është pa pagesë për të gjithë shfrytëzuesit të cilët kërkojnë shërbime. Kompania e rezervon të drejtën të ndryshojë këtë politikë dhe të njejtën mund ta bëj pas njoftimeve paraprake, duke ndjekur praktikat më të mira të informimit.
Shfrytëzuesi mund të regjistrohet në Platformë përmes e-mail-it, duke e konfirmuar autorësinë përmes link-ut verifikues.
Shfrytëzuesi mund të ofroj vlerësime për Shërbimet e Ofruara nga Ofruesit e Shërbimeve .
Vlerësimi mund të jetë nga 1 (shërbim i dobët) deri në 5 (shërbim i shkëlqyeshëm), si dhe të ofroj një koment lidhur me kualitetin e shërbimeve. Kompania nuk do të lejoj publikimin e asnjë vlerësi pa u siguruar që janë marrë mendimet e të gjitha palëve dhe të sigurohet që vlerësimi është real dhe i korrespondon situatës dhe shërbimit të ofruar. Kompania rezervon të drejtën diskrecionale të mos publikoj vlerësimin dhe notimin për raste të caktuara, kur konsideron që kjo formë e vlerësimit dhe notimit është e komprementuar.
Kompania zotohet se do të trajtoj të dhënat personale sipas legjislacionit në fuqi për të Dhënat Personale.
Shfrytëzuesi i Platformës pajtohet që Kompania/Portali mundet dhe ka të drejtë në mënyrë periodike të dërgoj apo të prezantoj informacione për Platformën, apo Reklama, Marketing, Njoftime përmes e-mailit apo përmes hapësirës virtuale në Platformë.
Lidhur me mënyrën e ofrimit të shërbimit nga Platforma kerkomjeshtrin shfrytëzuesi nuk mund të paraqes ankesë apo reklamacion.
Kompania ka të drejtën ekskluzive mbi pronësinë dhe pronësinë intelektuale të Platformës, përfshirë por pa u kufizuar në elementet përbërëse sic janë: tekstet, pamjet audio vizuale, bazën e të dhënave, kodin burimor si dhe të dhënat tjera, autor i të cilave është.
Shfrytëzimi i paautorizuar i cilitdo modul apo Platformës në përgjithësi, pa lejen paraprake në formë të shkruar të lëshuar nga Kompania do të konsiderohet si cënim i të drejtës autoriale. Me këtë, Kompanisë i njihet e drejta të shfrytëzoj të gjitha të drejtat ligjore.
Shfrytëzuesit pajtohet me të gjitha Kushtet e Përdorimit
Shfrtyëzuesi është përgjegjës për përmbajtjen e postuar, veçanërisht nëse ajo përmbajtje, sipas diskrecionit të Kompanisë, përfshinë (por nuk kufizohet në): përmbajtje ose përmbajtje haptazi fyese që promovon racizëm, fanatizëm, urrejtje ose lëndim fizik të çdo lloji, i cili i drejtohet ndaj çdo grupi ose individi; ngacmon ose nxit ngacmimin e një personi tjetër; shfrytëzon njerëzit në mënyrë seksuale ose të dhunshme; përmban pamje eksplicite, dhunë ose përmbajtje fyese ose përmban një link me faqet e internetit të dedikuar për personat e rritur; kërkon informacion personal nga personat nën moshën 18 vjeç; publikon informacion që përfaqëson ose krijon rrezik për privatësinë ose sigurinë e çdo personi; përmban ose promovon informacione që ju e dini se janë të rreme ose mashtruese ose promovojnë veprimtari të paligjshme ose përmbajtja e të cilave është fyese, kërcënuese, e turpshme ose shpifëse; përmban ose promovon një kopje të paautorizuar të veprës së mbrojtur nga e drejta e autorit të një personi tjetër; përfshin transmetimin e "spam" apo mesazheve tjera të kompromituara me inxhiniering për të shkatuar dëm; përmban web faqe me akses të kufizuar që mund të aksesohen vetëm me një fjalëkalim ose veb faqe ose imazhe të fshehura; inkurajon ose promovon aktivitete ose biznese kriminale ose jep udhëzime për kryerjen e aktiviteteve të paligjshme, por pa u kufizuar në prodhimin ose blerjen e armëve të paligjshme, shkeljen e privatësisë së dikujt ose gjetjen ose krijimin e viruseve kompjuterike; kërkon fjalëkalime ose informacion personal të identifikueshëm nga përdoruesit e tjerë për qëllime komerciale ose të paautorizuara; përfshin aktivitete tregtare dhe/ose shitje pa pëlqimin paraprak me shkrim të Kompanisë, të tilla si konkurse, lotari me çmime në mallra dhe shërbime, shkëmbime, reklama ose skema piramidale; përfshin një foto ose video të një personi tjetër që ju keni postuar pa pëlqimin e atij personi ose shkel të drejtat e privatësisë, të drejtat e publicitetit, të drejtat kundër shpifjes, të drejtat e autorit, të drejtat e markës tregtare, të drejtat e kontratës ose çdo të drejtë tjetër personale.
Më poshtë janë disa shembuj, por pa u kufizuar, të aktiviteteve që janë të ndaluara të publikohen në Platformë: aktivitete kriminale ose deliktore, duke përfshirë pornografinë e fëmijëve ose erotikën, mashtrimin, shpërndarjen e përmbajtjes pornografike, shpërndarjen ose konsumimin e drogës, lojërat e fatit, ngacmimet, ndjekjen, "spam", skemat piramidale, dërgimin e viruseve ose fajllave të tjerë të dëmshëm, shkeljen e të drejtave të autorit, shkelje e patentës ose vjedhje e sekretit tregtar; reklamimi për përdoruesit ose ofrimi për të blerë ose shitur ndonjë produkt ose shërbim përmes mënyrave të paautorizuara ose të paautorizuara të përdorimit të Platformës
Kompania ka të drejtë, por jo detyrim, të monitorojë të gjitha aktivitetet e përdoruesit dhe përmbajtjen e përdoruesit të lidhur me Platformën. Kompania mund të hetojë çdo shkelje të raportuar të Udhëzimeve të saj dhe raporteve të tjera dhe mund të ndërmarrë çdo veprim ligjor ose teknik që e sheh të arsyeshëm. Kompania do të hetojë rrethanat që mund të përfshijnë këto shkelje dhe mund të kërkojë bashkëpunim dhe bashkëpunim me autoritetet shtetërore kompetente gjatë identifikimit, hetimit ose ndjekjes penale të personave të përfshirë në atë shkelje të Udhëzimeve ose shkelje të ligjit. Kompania rezervon diskrecionin për të përdorur të gjitha mjetet juridike, duke përfshirë por pa u kufizuar në heqjen e llogarisë së përdoruesit dhe përmbajtjes së përdoruesit, si dhe të pezullojë menjëherë të gjitha shërbimet e platformës të shftytëzuara nga shfrytëzuesi i Platformës, në rast të ndonjë shkeljeje të këtyre “Kushteve të Përdorimit” ose në rast se Kompania nuk mund të verifikojë ose kontrollojë disa informacione që përdoruesi i dërgon kompanisë.
Shfrytëzuesit e shfrytëzojnë Platformën vetëm nën përgjegjësinë dhe rrezikun e tyre. Përdoruesi pranon shprehimisht se Kompania nuk mund të jetë përgjegjëse për sjelljen e përdoruesve të tjerë ose të palëve të treta, si dhe se rreziku i dëmtimit të mundshëm përballohet tërësisht nga ata persona, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
Përmbajtja e postuar nga shfrytëzuesit përmes Platformës, pavarësisht nga forma e përmbajtjes (tekst, audio, video, etj.) duhet të jetë e saktë.
Kompania nuk garanton saktësinë, besueshmërinë dhe as përmbajtjen e postuar nga shfrytëzuesit. Kompania nuk merr përsipër asnjë dëmshpërblim për të gjitha dëmet (materiale dhe/ose jomateriale) ose dëmtimet që mund të lindin nga defektet e fshehura, gabimet, ndërprerjet, fshirjet, keqfunksionimet, vonesat në funksionimin ose transmetimin e viruseve kompjuterike, ndërprerjet në komunikim, vjedhjet, shkatërrimet ose aksesi i paautorizuar në të dhëna, ndryshim ose keqpërdorim i të dhënave nga palët e treta, ose cfarëdo sjellje e palëve të treta në kundërshtim me Kushtet e Përdorimit.
Kompania nuk mban përgjegjësi për ndonjë mosdisponueshmëri të përkohshme të Platformës, as për mosfunksionim të pjesshëm ose të plotë. Kompania nuk është përgjegjëse për problemet teknike që mund të çojnë në vonesa dhe/ose përpunim të gabuar të të dhënave elektronike, përfshirë orën e sistemit.
Portali mund të jetë përkohësisht i padisponueshëm ose i disponueshëm në një masë të kufizuar, si rezultat i mirëmbajtjes së rregullt ose të jashtëzakonshme të sistemit ose në rast të azhurnimit të sistemit.
Legjislacioni i zbatueshëm në Republikën e Kosovës zbatohet për të gjitha çështjet që nuk rregullohet me këto “Kushte të Përdorimit”.
Legjislacioni i zbatueshëm në Republikën e Kosovës zbatohet për të gjitha mosmarrëveshjet që mund të lindin midis kompanisë dhe përdoruesve në lidhje me përdorimin e Platformën. Kompania dhe përdoruesi marrin përsipër të përpiqen ta zgjidhin mosmarrëveshjen në mënyrë miqësore, dhe nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, mosmarrëveshjet do të zgjidhen nga gjykata kompetente në Prishtinë.
Nëse dy përdorues nuk kanë rënë dakord ndryshe, legjislacioni i zbatueshëm në Republikën e Kosovës zbatohet për të gjitha mosmarrëveshjet që mund të lindin ndërmjet tyre në lidhje me përdorimin e Platformës. Përdoruesit marrin përsipër të përpiqen ta zgjidhin mosmarrëveshjen në mënyrë paqësore dhe nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, mosmarrëveshjet do të zgjidhen nga gjykata kompetente në Prishtinë. Kompania në asnjë mënyrë nuk ndërmjetëson dhe nuk merr pjesë në asnjë mosmarrëveshje që mund të lindë midis përdoruesve të Platformës, përveç rasteve kur ajo është e detyruar me ligj.
Kompania ka të drejtë të ndryshojë ose plotësojë këto Kushte të Përdorimit në çdo kohë, duke publikuar ndryshimet dhe plotëimet si dhe duke i publikuar të njejtat dhe duke dërguar një njoftim për përdoruesit e regjistruar nëpërmjet adresës së postës elektronike, të paktën 15 ditë para ditës së aplikimit të tyre.
Nëse përdoruesi tashmë i regjistruar nuk jep një përgjigje të qartë (duke klikuar në lidhjen për të pranuar Kushtet e Përdorimit) brenda 15 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit për ndryshimin e “Kushtet të Përdorimit” dhe nëse ai/ajo vazhdon të përdorë Platformën, ai/ajo do të konsiderohet se ka rënë dakord me Kushtet e reja të Përdorimit. Nëse një përdorues i regjistruar tashmë shprehimisht (duke klikuar në lidhjen për mospranimin e Kushteve të Përdorimit) nuk i pranon këto Kushte Përdorimi, do të konsiderohet se statusi i tij i përdoruesit ka përfunduar, si dhe të gjitha të drejtat dhe detyrimet e mëparshme janë ndërprerë dhe kontrata kontraktuale/marrëdhënia ndërpritet sipas kushteve të mëparshme të përdorimit. Hyrja në fuqi e kushteve të reja të përdoruesit nuk cenon të drejtat e fituara të përdoruesit.
Kushtet e përdorimit fillojnë të zbatohen menjëhere nga dita e publikimit të tyre në platformë.